Zgjerimi i BE me 6 vende të Ballkanit

Posta

Zgjerimi i BE me 6 vende të Ballkanit

00:01 02/02/2018

Komisioni Europian do të publikojë javën e ardhshme strategjinë e re, të zgjerimit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen. Në dokumentin, që sipas të përditshmes britanike "

Financial Times"

do të bëhet publik të martën e 6 shkurtit, përcaktohet viti 2025 si afat për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për zgjerimin më të madh të unionit në dy dekadat e fundit. Kjo faza e re i jep fund politikës anti-zgjerim të shpallur në 2014-ën nga kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker. Por shumë diplomatë europianë e konsiderojnë vitin 2025 si afat motivues më tepër se realist – shkruan "

Financial Times"

. Veç Serbisë dhe Malit të Zi, vendet e tjera si Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë nisur negociatat e anëtarësimit.

Perspektiva e anëtarësimit ka qenë një shtysë për vendet e Ballkanit, për të lënë pas konfliktet e viteve 1990. Por kjo perspektivë është zbehur që pas krizës financiare të 2008-ës dhe problemet me borxhet në Eurozonë, po ashtu edhe dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Një situatë, që sipas analistëve, po shfrytëzohet nga Rusia që e shfaq veten si një partner alternativ për vendet ballkanike.

E teksa vendet e Europës Qendrore, të anëtarësuara rishtazi janë pro zgjerimit, vende si Spanja kanë rezerva. Madridi kundërshton anëtarësimin e Kosovës si vend i pavarur nga Serbia, pasi mund të bëhet precedent për probleme me statusin e rajonit të Katalonjës. 

Tv Klan

OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT