375 mijë persona në vend i kanë marrë të dyja dozat

Të gjithë punonjësit e shërbimeve kritike që janë në kontakt direkt dhe të përditshëm me qytetarët kanë nisur të vaksinohen kundër Covid-19. Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë ndjekjes së procesit të vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.

“Ritmi është goxha i mirë, por kemi mundësi akoma më shumë për të rritur këtë ritëm, në mënyrë që të arrijmë një mbulesë vaksinale sa më të lartë. Plani i kombinuar i vaksinimit është duke vazhduar edhe me institucionet kritike si OSHEE, të transportit, ujësjellësit si dhe institucione të cilat kanë kontakte direkte me qytetarët, siç janë bashkitë, siç është qendra e shërbimeve ADISA dhe institucione të tjera të cilat janë përfshirë në planin tonë të vaksinimit”.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 901 mijë doza të vaksinës ndaj Covid-19. Prej tyre mbi 375 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Aktualisht po vaksinohen peronat mbi 50 vjeç, si dhe grupet e riskut.

Tv Klan