Në Shqipëri mbi 230 raste aktive në 11 bashki

Zgjerohet harta e bashkive me raste pozitiv aktivë.  Java e fundit e Korrikut e ka çuar në 11 numrin e bashkive me raste pozitiv aktivë me Covid.

Nëse më 4 korrik në Shqipëri u regjistrua vetëm 1 rast i ri me Covid gjatë 24 orëve dhe rastet aktive zbritën në 52 të shpërndarë në 8 qarqe siç duket në këtë hartë, të enjten numri i bashkive arriti në 11.

Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të rasteve aktive, ku 40 % e rasteve janë në kryeqytet, e ndjekur nga Vlora me 11 % të rasteve, Durrësi dhe Kukësi me 9 %, Elbasani me 7.8 % të rasteve ,  Shkodër dhe Lezhë me 6% të rasteve aktive dhe fieri me 5 %.

Në Shqipëri janë mbi 230 raste pozitiv aktivë. Ekspertët e institutit të shëndetit publik rritjen e rasteve ia atribuojnë dyshimeve të qarkullimit të variantit delta i cili përhapet shumë më shpejt dhe që prek kryesisht të rinjtë.

Tv Klan