Zgjerohet harta e Fruthit, një rast edhe në Shkodër


Zgjerohet harta e Fruthit, një rast edhe në Shkodër

16:30 08/02/2024

Mjekët: Fëmija në gjendje të mirë, kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës

Zgjerohet harta e përhapjes së fruthit në vend. Konfirmohet një rast edhe në Shkodër. Sipas mjekëve është një fëmijë 4-vjeçar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rasti është një fëmijë 4 vjeç, i vaksinuar me një dozë. Është në kushte shtëpie dhe nuk ka probleme shëndetësore, por që i ka paraqitur të gjitha shenjat klinike sa i përket rastit të fruthit.”

Mjekët apelojnë që prindërit të vaksinojnë fëmijët me dy doza të vaksinës kundër fruthit.

“Duhet me patjetër që fëmijet të vaksinohen me dozën e parë dhe me dozën e dytë kur është momenti i vaksinimit.”

ISHP ka konfirmuar në total 19 raste me fruth në vendin tonë. Veç Shkodrës të prekur janë diagnostikuar edhe në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë.

Klan News









Të ngjashme