Situata në Shkodër vazhdon të jetë e rënduar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje. Bashkia e Shkodrës njofton se në bazë të matjeve me hidrometër në Dajç, niveli i ujit është 6.36 m, ndërkohë që kuota maksimale është 6.30 m.

Ndërkohë ndryshe është situata në liqenin e Shkodrën dhe në lumin Drin, pasi në këto dy pika hidrometri ka regjistrua vlera poshtë kuotës maksimale. Për sa i përket sipërfaqeve të përmbytura këtë mëngjes janë regjistruar  më shumë se 1823 hektarë që janë nën ujë.

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, por në këtë segment mund të kalohet vetëm me mjetë të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 centimetra.

Po ashtu mësohet se për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat. Po ashtu njoftohet se po vijon gërryerja e tokave bujqësore nga lumi Drin.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë: Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m); Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m); Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Bashkia Shkodwr: Sipërfaqe totale e përmbytur 1823 Ha: Tokë e pakultivuar 526 Ha; Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha; Grurë 95 Ha; Bimë dekorative 80 Ha; Pemtore 7 Ha

Njwsia Administrative Ana e Malit: 1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. 2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. 3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. 4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë: • Tokë e pakultivuar 210 Ha; • Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha; • Grurë 40 Ha;• Pemtore 5 Ha.

Njwsia Administrative Dajç: 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat: • Tokë e pakultivuar  265 Ha; • Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha;• Bimë dekorative 80 Ha; • Grurë 55 Ha 2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë. 3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Njwsia Administrative Guri i Zi: 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc. • Tokë e pakultivuar 3 Ha; • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Njwsia Administrative Velipojë: 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri. • Tokë e pakultivuar 15 Ha; • Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha. 2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Njwsia Administrative Bërdicë: 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe: • Tokë e pakultivuar 30 Ha: • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha. 2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Njwsa Administrative Rrethina: 1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes; • Tokë e pakultivuar 3 Ha; • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha; • Pemtore 2 Ha. 2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç./tvklan.al