Hapet dyqani i 7-të në zonën e Selitës në Tiranë

Supermarketi me produktet organike, Bio Ju, e ka zgjeruar shtrirjen në Tiranë, duke hapur dyqanin e tij të gjashtë në kryeqytet dhe të shtatin në vend. Për këdo që do të shtrojë në tryezën e tij gatime me produkute organike, Bio Ju, i sjell ingredientët kryesorë të certifikuar me standartet më të larta europiane.

“Bio Ju është rrjeti i parë i supermarketeve me produkte organike të certifikuara. Sot ne inaguruam marketin tonë të shtatë sepse kemi gjashtë pika në Tiranë dhe një pikë në Lezhë. Ky është marketi jonë më i ri në zonën e Kodrës së Diellit në Selitë”, shprehet menaxherja e marketingut, Klementina Mara.

Njëkohësisht supermarket “Bio Ju” përmban edhe një linjë të produkte vegane, pa laktozë dhe gluten, ndërsa për klientët por edhe për konsumtarorët e rinj deri më 11 Shkurt nuk do të munojnë ofertat.

“Kemi një gamë të gjerë të produkteve të freskëta, fruta-perime, të gjitha janë të zgjedhura organike dhe të certifikuara, produkte bulmeti, mishi. Buka, e cila është një nga sektorët tanë heronj, të gjithë përbërësit me të cilët ajo përgatitet janë përbërës bio. Ftojmë të gjithë klientët tanë ekzistues, edhe ata konsumatorë që duan të provojnë një ekperiencë të re të të bërit pazar, të na vizitojnë këtu tek pika jonë më e re”, thotë menaxherja e marketingut, Klementina Mara.

Çdo produkt organik është lehtësisht i dallueshëm nga produktet e tjera premium, pasi janë të pajisura me etiketat e gjelbërta, duke e berë “Bio Ju” të vetmin që mban certifikatën e sigurisë nga vendi i origjinës.

Tv Klan