Zgjerohet vendqëndrimi i avionëve në Rinas




Zgjerohet vendqëndrimi i avionëve në Rinas

20:51 26/06/2022

Balluku: Shtohen kapacitetet pritëse

Punimet për ndërtimin e terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit si dhe vendqendrimet e avioneve do të përfundojnë brenda muajit Korrik.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila pa nga afër investimin që po kryhet për shtimin e kapaciteteve për pritjen e pasagjerëve në këtë aeroport.

Përveç 8 gateve, do të jenë edhe 4 vendqëndrime për avionët. 1246 pasagjerë për orë me kohë përpunimi 7 minuta”.

Sipas ministres, shkak për këtë investim është numri i lartë i pasagjerëve që parashikohet të vijnë në vitet e ardhshme.

Ishte parashikuar që kjo shifër që ne po arrijmë sot, 4.9 milionë pasagjerë që do të arrihet deri në fund të vitit 2022, të arrihej në vitin 2025. Ndërkohë që gjatë vitit 2023 parashikimi flet për 6.3 milionë pasagjerë që ishte parashikuar të arrinte në vitin 2027”.

Më shumë se 100 milionë Euro do të investohen në Aeroportin e Rinasit për shtimin e kapaciteteve pritëse dhe përpunuese.

Tv Klan










Të ngjashme