Çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi merr zgjidhje. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri publike marrëveshjen që kishte arritur me homologun malazez Filip Vujanoviç, ditët e fundit në Podgoricë.

Unë si president i Republikës së Kosovës dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç nxorrëm një deklaratë të përbashkët që inkurajojmë Kuvendin e Kosovës, që të ratifikojë marrëveshjen mbi kufirin shtetëror që u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht 2015.”

Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Mali i Zi do të krijojnë një komision të përbashkët për të mbikëqyrur në terren zonat, në të cilat qeveria Haradinaj pretendon se me marrëveshjen e 3 viteve më parë i është marrë territor Kosovës.

“Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti, sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit dhe eventualisht pikave të tjera.”

Marrëveshjen e përshëndeti edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. I renditur si kundërshtari kryesor i saj, ai tha përmes një postimi në rrjetet sociale se ajo që ai e quajti “

aneksmarrëveshje, i jep fund një paqartësieje dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë vendase dhe çel kapitullin e ri të lëvizjes së lirë të qytetarëve

”. Marrëveshjen e përshëndeti edhe qeveria e Malit të Zi. Tashme marrëveshja do të kalojë në parlament. Aprovimi i saj është vendosur nga Bashkimi Europian edhe si kusht për heqjen e vizave.

Tv Klan