Krenar Alimehmeti mori 44 vota  

Krenar Alimehmeti u zgjodh Kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë në asamblenë e mbajtur të hënën pasdite në kryeqytet.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ai mori 44 vota, kandidati tjetër Eduard Prodani, edhe pse u largua nga salla, mori 2 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme.

Alimehmeti në një prononcim të shpërndarë nga zyra e shtypit e FSHF-së dhe se do të japë më të mirën për futbollin e kryeqytetit.

“Do të jam maksimumin e mundshëm për të gjithë edhe ata që nuk më votuan, për të gjithë komunitetin e futbollit në Tiranë”.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë votoi edhe për delegatët që do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së që do të mbahet më 2 Mars. Deri më tani janë zhvilluar asambletë edhe të shoqatave të Durrësit dhe Elbasanit.

Tv Klan