Mungesa e konsensusit në nën/komisionin ad-hoc bëri që edhe lista e dytë e 10 kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij në Gjyqësor të përfundojë me short.

Opozita e cilësoi sërish të korruptuar procesin, ndonëse ia doli të përjashtojë nga gara kandidatin e shoqërisë civile Altin Hazizaj, i cili nuk kishte deklaruar dy dënime me vendim gjykate, duke u bërë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit.

Por edhe kjo listë nuk pritet të sjellë surpriza në Kuvend, ç’ka u paralajmërua nga kryetari i nën/komisionit Manja.

Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e saj konsiderohen të zgjedhur.

Tv Klan