Zgjidhet misteri i Stonehenge?


Zgjidhet misteri i Stonehenge?

08:20 09/08/2020

Zbulohet prejardhja e gurëve të famshëm të Stonehenge, siti arkeologjik i ndërtuar rreth 3000 vjet më parë. Prej më shumë se 4 shekujsh njeriu është përpjekur të gjejë prejardhjen e tyre, domethënien, mënyrat e përdorura për zhvendosjen e këtyre gjigandëve, duke i mbuluar në mister ende sot. Por njëri prej tyre duket se është zgjidhur në bazë të analizave kimike të Sarsen-masivëve gurorë.

Të paktën 50 prej tyre, nga 52 që janë, kanë prejardhje të njëjtë dhe e kanë origjinën në West Woods, në kontenë e Wiltshire, rreth 25 km larg nga siti arkeologjik i periudhës së neolitit, Stonehenge.

Nga analizat me teknika jashtëzakonisht të avancuara, rezulton se këta gurë gjigandë me peshë mesatare 20 ton, kanë përbërje kimike pothuajse të njëjtë, çka të bën të mendosh se janë krijuar bashkë dhe shkëputur nga e njëjta zonë apo masiv shkëmbor.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi deri më sot mendohej se këta Gurë mbërrinin nga një vend në veri të lumit, në Marlborough Downs. Ndërsa Gurët 26 dhe 160 nuk korrespondojnë me asnjë prej siteve arkeologjike të studiuar deri më sot për të njohur prejardhjen e tyre, por as me njeri tjetrin. Zbulimi është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Science Advances.

Klan Plus




Të ngjashme