Kjo është marrëveshja e firmosur nga kryedemokrati Sali Berisha me qytetarët e njësisë nr.8 në Tiranë, duke u zotuar që kur PD të rikthehet në pushtet do të zgjidh problemet që lidhen me shpronësimin dhe legalizimin e pronave.

“Të gjitha ata që kanë marrë dokumenta me të cilat kjo qeveri e mban peng dokumentin përfundimtar kadastral të legalizimit, ato do të jenë dokumentat përfundimtare dhe legalizimi do të shpallet me ato dokumenta, pa asnjë akt, pa asnjë pagesë. Garantoj pronarët, pronarët e tokës së zënë, se ata do të shpërblehen me vlerë tregu”, tha Sali Berisha.

Berisha thotë se projekti i Shqipërisë Madhështore do të fillojë me rritjen e pensioneve.

“Ky projekt fillon tek pensionisti kësaj here sepse pensionistin këtë qeveri e ka diskredituar dhe e ka diferencuar në mënyrën më të egër, më armiqësore”, tha kryedemokrati.

Zotohet për ulje të taksave dhe krijimin e vendeve të punës në vendin tonë.

“Do i ulim taksat bizneseve. Do i ulim taksat në mënyrë që atyre t’u teprojnë paratë për të investuar dhe për të krijuar vende pune”, tha Berisha.

Kryedemokrati thotë se me PD në pushtet varfëria ekstreme në vendin tonë do të zhduket brenda 100 ditëve.

“Paratë janë pra, dhe këto para do ti përdorin para së gjithash për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme”, tha Sali Berisha.

Më herët, kryedemokrati Berisha u takua me të rinjtë e PD, nga akuzoi qeverinë për abuzim me taksat, ndërsa paralajëmroi dhe një audit për të gjitha institucionet.

“Për Partinë Demokratike, domosdoshmërinë e një auditi të tipit Elon Musk në mënyrë që t’u kthehen paratë shqiptarëve”, tha Berisha.

Kreu i demorkatëve thotë se më 11 Maj, qytetarët do të votojnë për të rrëzuar qeverinë që bashkëpunon me bandat.

Klan News