Një nga qytetet indiane më problematikë sa i takon trafikut dhe aksidenteve rrugore, duket se më në fund kanë gjetur një zgjidhje që ka funksionuar.

Autoritetet kanë menduar që të përdorin disa manekinë të veshur me uniformë policie për të “frikësuar”  shoferët dhe për t’i bërë më të përgjegjshëm.

Ngjarja është regjistruar në qytetin jugor të Bangalore, ndërsa siç raporton BBC, kamerat në kryqëzimet e këtij qyteti kanë kapur më shumë se 20,000 shkelje të rregullave të qarkullimit çdo ditë.

Edhe pse një pjesë e mirë e tyre e dinë që ka disa manekinë të veshur si policë nëpër qytet, gjithsesi dyshimi nëse janë ose jo efektivë të vërtetë, i bën ata më të kujdesshëm dhe të mendohen mirë para se të kryejnë një shkelje. /tvklan.al