Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë, bisedime më 10 Janar

Janari do të jetë muaji i përpjekjeve për të zgjidhur me diplomaci krizës mes Kievit dhe Moskës, që rrezikon të shkaktojë luftë edhe përtej dy vendeve.

Zyrtarë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e parë më 10 Janar. Pala ruse do të zhvillojë edhe një takim me zyrtarët e NATO-s më 12 Janar, siç njoftojnë burime të medias amerikane CNN.

Presidenti rus ka parashtruar propozimet e tij për zgjidhjen paqësore të krizës… një traktat që garanton se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, që është njëherësh edhe një vijë e kuqe.

Thyerja e saj detyron Rusinë të pushtojë Ukrainën. Moska është kundër afrimit të NATO-s dhe fuqive të huaja në kufijtë e Rusisë.

Por për presidentin amerikan Joe Biden, kërkesa për anëtarësim në aleancën veriatlantike është kërkuar nga vetë Kievi dhe asnjë vend i huaj nuk mund t’i imponojë politikën një shteti tjetër.

Aleatët perëndimorë kërcënojnë Moskën, përveçse me sanksione ekonomike, edhe me afrimin e ushtrive pranë Rusisë.

Tv Klan