“Nuk tregove fare dashuri në takim”, Xhoni-Sellmës: Normal që jo, kisha frikë

Xhoni dhe Sellma janë përplasur ditën e sotme në ‘Love Story Talk’, pasi deklaratave të konkurrentes se ajo nuk nuk ka frikë nga asnjë vajzë.

Por edhe pse ndihet e sigurt, ajo dhe Xhoni janë shprehur se në takimin mes tyre nuk ka patur dashuri. Fronisti tha se nuk kishte dashuri, pasi ai kishte frikë pasi sipas tij Sellma nuk kishte treguar asgjë për veten.

Sellma: Në takimin tonë ti nuk ke treguar fare dashuri.

Xhoni: Po normal që nuk kam treguar se kam frikë.

Sellma: Pse të kesh frikë?

Xhoni: Të kam pasur përballë dhe nuk ke treguar diçka.

Sellma: Unë nuk I kam bërë reklamë fare vetes.  Madje Xhensila tha ‘unë nuk  e njoh se kush është Sellma’. Unë nuk e kam treguar fare veten.

Zhaklin: O Sellma ti nuk ke konkurrencë se mendon se je e bukura mes shoqeve. Për cilën arsye mendon se nuk ke konkurrencë.

Sellma: Nuk ndjej konkurrencë.

Zhaklin: Po si e konsideron si një konkurs bukurie?

Sellma: Jo nuk e shikoj si konkurs bukurie.

Zhaklin: Vajzat ti nuk i ke parë.

“Klaudia nëse do një shans me mua, duhet të ndërrojë taktikë”

Dhurata e Klaudias për dy fronistët gjatë spektaklit të së hënës në ‘Love Story’ nuk është pritur mirë. Kristi ka thënë se gjesti i Klaudias nuk ishte i goditur dhe kërkoi prej saj që të ndryshonte strategji.

Fronisti dhe konkurrentja janë përplasur sot në ‘Love Story Talk’, pasi gjesti i Klaudias prej tij është quajtur si shumë familjar.

Klaudia: Nuk mu duk  e drejtë, sepse mesazhi që doja t’i dërgoja Kristit ishte për atë që tha se ne gocat nuk bëjmë asgjë për djemtë. Në këtë pjesë doja t’i tregoja që ai duhet të bëjë diçka për ne.   

Kristi: Nuk dua që një femër të më dhurojë një arushë.

Klaudia: Pash një mungesë respekti.

Kristi: Klaudia nëse do një shans me mua, duhet të ndërrojë taktikë.

Klaudia: Javën që shkoi Kristi tha se ne vajza ngrohim vezët këtu. Në këtë rast unë doja t’i tregoja që nuk jemi në ato që ngrohim vezët këtu.

Kristi: Unë të thash ndërro strategji, por dhe me strategjinë e re… Unë u ndjeva si kushëriri i vogël dhe vjen halla nga Gjermania. Ishte shumë gjest familjar.

Klaudia: Mund ta kthesh dhe në romantik.

“Vajza ideale për mua është si gratë e dikurshme”, Algerti flet pa dorashka

Në “Talk Love Story” në Tv Klan protagonistët u njohën më mirë me Algertin, klipi i së cilit u transmetua puntatën e sotme. Konkurrenti tha se vajza ideale që përfytyron ai është si ‘gratë e dikurshme, plot vetbesim, dashuri për familjen, sakrifica dhe të mos lërë partnerin asnjëherë vetëm’.

Algerti: Më pëlqente shumë aktrimi, por për këtë u bë pengesë familja ime, e cila mendonte si të gjithë familjet shqiptare se arti nuk sjell të ardhura, kështu që zgjodha të njëjtin profesion si mamaja ime, ekonomi-financë. Vajzën ideale se kam gjetur akoma, por nëse do ta përfytyroja do të ishte si gratë e dikurshme, plot vetbesim, dashuri për familjen, sakrifica dhe të mos lërë partnerin asnjëherë vetëm. Në familje më kërkojnë shumë se kur do të gjeja nusen. Ku risha fëmijë thoja se do të bëj 12 fëmijë, por duke u rritur gjërat ndryshojnë. S’ka më goca që bëjnë 12 fëmijë.

“Doja të kisha 12 fëmijë”, deklarata e Algertit që nxiti diskutime në studio

Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar klipi i Algertit, me të cilin protagonistët janë njohur më shumë.

Ndër të tjera, konkurrenti tha se kur ishte fëmijë kishte dëshirë që të kishte 12 fëmijë, por tani që është rritur gjërat kanë ndryshuar, deklaratë kjo që mori vëmendjen e të gjithëve në studio.

Eni Shehu: U trembën gocat, pse?

Daniela: 12 fëmijë thotë, Algert nuk është pak si shumë?

Algert: Herë pas here më pëlqen që të them batuta.

Zhaklina: Më pëlqeu shumë klipi i Algertit, por ajo që do të doja t’i thoja që ai të kishte eksperiencat e veta në jetë sepse e shoh një njeri shumë të lidhur me familjen dhe kjo është një gjë shumë e bukur, por duket sikur Algerti nuk ka bërë gabime në jetën e vet.

Algert: Algerti ka bërë gabime prandaj do që të jetë selektiv…

Eni Shehu: Andi, mes Algertit dhe Albionit kujt ia ndjen më shumë frikën?

Andi: Xhelozi ndjej, por frikë nuk ndjej.

Algert: Unë nuk marr parasysh se çfarë thonë çunat fare. Unë jam këtu për Dean dhe Danielën./tvklan.al