Një pamje spektakolare ndriçoi të shtunën qiellin mbi ishullin e Siçilisë. 

Vullkani më i lartë në Evropë, në Mali Etna, u zgjua dhe lëshoi llavë, duke kënaqur e mahnitur spektatorët, ndërkohë që autoritetet vëzhgonin situatën për të garantuar që askush nuk do t’i afrohej zonave të rrezikshme.

Vullkani me lartësi 3300 metra shpërthen disa herë në vit, duke gulçuar me zhurmë e duke lëshuar llavë, por pa shkaktuar dëme. Për herë të fundit Mali Etna pati një shpërthim të fuqishëm vullkanik në vitin 1992./VOA