Paraqitja në fushën e blertë po reflektohet edhe jashtë saj. Inter është shumë pranë titullit në Seria A italiane dhe kjo ka shkaktuar edhe një “BOOM” fitimesh për zikaltërit. Imazhi i skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte është rritur ndjeshëm dhe një gjë të tillë e tregojnë edhe zhvillimet e fundit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Presidenti i Interit, Steven Zhang do të rikthehet në Itali me një fond prej 250 milionë euro të arkivuara nga marrëveshjet me investitorë amerikan.

“Bain Capital LP” dhe “Oaktree Captial Managment” janë dy bankat amerikane të cilat i kanë sguruar Interit shumën prej 250 milionë eurosh, të cilat mund të jenë vetëm si financuese ose mund të hyjnë në rolin e bashkëpronarëve.

Me rikthimin e tij në Itali, Zhang do të fillojë menjëherë punën ku fokusi do të jetë takimi me Marota dhe Conte për të diskutuar për të ardhmen dhe rinovimin e lojtarëve që u skadon kontrata.

Zhang do të jetë i pranishëm në stadium në sfidën ndaj Sampdorias që mund të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për titullin kampion të Serisë A.

Bordi zikaltër do të tentojë të paguajë të gjitha pagat e prapambetura të lojtarëve dhe borxhet deri në Qershor para se lojtarët të shpërndahen me kombëtaret e tyre.

Klan News