Presidenti i Interit rrezikon që të mbyllet në qeli deri në tre muaj për një borxh 300 mln

Tek Interi, situata nuk është aspak e qetë! Kjo sepse presidenti zikaltër, Steven Zhang “rrezikon deri në tre muaj burg” në Hong Kong. Për numrin 1 të klubit, është ngritur një padi në vendin aziatik, pasi ai nuk ka shlyer një borxh rreth 300 milionë Dollarë ndaj China Construction Bank Asia.

Një çështje është hapur në Shtetet e Bashkuara, një në Milano dhe dy në Hong Kong nga kreditorët, me këtyre të fundit që u është dhënë e drejta nga gjykatësi.

Më 13 Mars, Zhang do të dalë para gjykatës për t’u marrë në pyetje për çështjen. Veç kësaj atij i duhet të argumentojë se si do t’i paguajë borxhet e marra si edhe t’i paraqesë gjykatës çdo provë të mundshme.

Rreziku i burgimit ekziston nëse gjykata do të mund të faktojë që Zhang ka fshehur të ardhurat për të mos kryer pagesën e borxhit. Akuza tjetër në Hong Kong ka të bëjë me dëshmi të rreme në procesin e parë gjyqësor.

Nëse prokuroria shprehet në disfavor të të akuzuarit, Zhang mund të përfundojë në qeli për tri muaj, ose të gjobitet.

Klan News