Rreth 500 banesa në Zharrëz të Fierit vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme, madje një pjesë e tyre të braktisura si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjet disa vjeçare. Gjashtë muaj më parë, dhjetra banorë të Zharrëzit marshuan me këmbë drejt Tiranës dhe u ngujuan para Ministrisë së Energjitikë. Protesta u shua kur ata morën premtimin e kryeministrit për dëmshpërblimet.

Procesi po ndiqet nga pushteti vendor dhe ai qëndror dhe çështja ka mbetur tek Emergjencat Civile. Të kontaktuar nga Televizioni Klan Plus, Drejtues të Emergjencave thonë se nga Enti Kombëtar i Banesave nuk është sjellë dokumentacioni i plotë për vlerësimin e dëmeve dhe vëtëm pasi të sillen të kompletuara do të fillohet nga procedura e likujdimit.

Ndërkohë mbetet ende enigmë se çfarë i shkakton këto lëkundje në Zharrëz. Për të dalë në një konkluzion nëse janë shkaqe natyrore, apo pasojë e teknologjisë që përdor Bankers Petroleum, është ngritur ekspertësh, por që ende nuk ka dalë në një konkluzion.

Vetë banorët thonë se që kur kompanisë së naftës iu dha urdhër nga Ministria Energjisë për ndërprerjen të operacioneve të injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara, përreth fshatit Zharrës nuk ka pasur asnjë lëkundje

Banorët paralajmërojnë t’u rikthehen protestave nëse nuk do të marrin dëmshpërblimet para ardhjes së dimrit.

Klan Plus