Zhbogar, optimist për vendimin e Parlamentit grek

Posta

Zhbogar, optimist për vendimin e Parlamentit grek

15:30 20/01/2019

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar ka shprehur bindjen se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, të njëjtën do ta bëjë edhe Greqia, për shkak se, ka thënë ai, për arritjen e saj të dyja palët kanë treguar vendosmëri, përkushtim dhe liderizëm.

“Ajo që shoh është përkushtimi i Kryeministrit grek që të ratifikojë marrëveshjen në parlamentin grek. Unë besoj në përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, dhe mendoj se duhet të jemi optimistë dhe të përqëndrohemi kah zhvillimet pozitive”.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Zhbogar ka lënë të kuptohet se me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës realisht përshpejtohet procesi i integrimit të vendit në familjen evropiane. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Maqedonia deri në Qershor nuk ia del të përmbushë reformat e kërkuara, kryediplomati evropian në Shkup përgjigjet se nuk duhet menduar për skenarë negativ, por për përmbushjen e reformave.

“Tani duhet të shikojmë ndryshimet e vërteta në gjyqësor. Ndryshimet e vërteta nënkuptojnë se gjyqësori është tërësisht i pavarur, rezistent ndaj ndikimeve nga politika”.

Zhbogar ka arsyetuar nevojën e botimit në gazetën zyrtare të Marrëveshjes së Prespës, të ratifikuar, dhe të ndryshimeve kushtetuese, po ashtu të kundërshtuara nga shefi i shtetit, duke lënë të kuptohet se kompetente për vlerësim mbetet Gjykata Kushtetuese.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi