Pezullohen 2 zyrtarë, njëri arrestohet nga policia

Janë zhdukur 2.1 milionë Euro nga Thesari i shtetit. Mjetet janë transferuar nga thesari në një operator ekonomik. Policia ka arrestuar një person.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se lidhur me këtë rast janë pezulluar dy zyrtarë të Thesarit. I arrestuari ka 11 vjet që punon në Thesar, kurse tjetri i pezulluar është eprori i tij ndërsa organet e drejtësisë janë duke u marrë me rastin.

“Nga 4 transaksione 2.1 milionë Euro kanë shkuar në llogari nga Thesari i shtetit. Janë suspenduar dy zyrtarë. Kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Organet e rendit po merren me rastin dhe po bëjnë përpjekje që këto mjete t’i kthehen Republikës së Kosovës. Kemi bërë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe ju garantoj se po gjurmohet gjithçka”.

Sipas ministres Bajrami, më datë 9 Tetor kanë ndodhur transaksionet dhe janë bërë pagesa në emër të një operatori privat. Ajo ka thënë se paratë e buxhetit të Kosovës janë të sigurta.

Tv Klan