Policia në Papua Guinean e Re u kërkon zyrtarëve lokalë të kthejnë mbrapsht rreth 300 makina të huazuara nga ata vitin e kaluar gjatë Samitit ndërkombëtar për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Flota luksoze e makinave u importua në mënyrë që liderët e vendeve të tjera të lëviznin në kushte komode në një vend që është i zhytur në varfëri. Por një zyrtar i policisë tha të martën se 284 automjete nuk janë dorëzuar mbrapsht.

Inspektori Dennis Corcoran tha se në mesin e makinave të pakthyera janë edhe marka si Landcruiser, Ford, Mazda dhe Pajero. Policia ka krijuar edhe një ekip special për gjetjen e makinave në kryeqytetin e Papua Guinesë së re, Port Moresby.

Janë 284 makina që u janë lëshuar personelit për përdorim gjatë Samitit të APEC-ut që nuk janë kthyer mbrapsht

”, tha Dennis Corcoran për Reuters.

Fatmirësisht, vendndodhja e makinave më të shtrenjta të markave Maserati – me vlerë mbi 100 mijë dollarë, është lokalizuar.

Sipas autoriteteve nëntë prej makinave janë vjedhur dhe disa të tjera u janë hequr pjesë të ndryshme, ndërsa disa të tjera janë kthyer tepër të dëmtuara./

tvklan.al