BBC: Nuk figurojnë më në qendrën e pritjes në Kent

39 fëmijë shqiptarë rezultojnë të zhdukur në Britaninë e Madhe që prej fillimit të vitit. Bëhet fjalë për fëmijë që kanë emigruar ilegalisht të pashoqëruar drejt këtij vendi deri më 31 Tetor, bashkë me fluksin e migrantëve të jashtëligjshëm.

Alarmi jepet në një shkrim të medias publike vendase BBC, që konstaton se ata nuk figurojnë më në qendrën e pritjes së emigrantëve nga Këshilli i Qarkut të Kentit.

Fëmijët e zhdukur përbëjnë 20% të totalit të fëmijëve që janë shoqëruar nga autoritetet drejt këtyre qendrave, menjëherë sapo kanë mbërritur në brigjet jugore britanike, me varkë nga Franca.

BBC thekson se që prej mbërritjes në këtë qendër, nuk figuron asnjë gjyrmë e tyre. Autoritetet lokale të Kentit kanë kërkuar edhe ndihmën e Ministrisë së Brendshme, pasi rreziku është i lartë që ata të shfrytëzohen ndër të tjera edhe për trafik organesh.

Por autoritetet shqiptare të pyetura nga TV Klan thanë se nuk kishin informacion lidhur me një pretendim të tillë.

Qendra e pritjes së emigrantëve në Kent është e mbipopulluar, ndaj autoritetet e kanë të pamundur të ushtrojnë plotësisht detyrën e marrjes në mbrojtje të këtyre fëmijëve. Vetëm këtë vit, në Britaninë e Madhe kanë hyrë mbi 44 mijë emigrantëpërmes kanalit të Lamanshit nga mbi 28 mjë vitin e kaluar.

Tv Klan