Prindërit apel për ata që kanë informacion

14-vjeçarja që shihni në këtë foto, sipas babait të saj është larguar nga shtëpia 3 ditë më parë në orën 11:30 të mbrëmjes dhe që nga ai moment familjarët kanë humbur çdo kontakt.

“Rreth orës 11 e 30 të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë”.

Pas këtij momenti, babai i adoleshentes thotë se vajza e tij është parë në një hotel në Lushnje, për të humbur më pas çdo gjurmë.

“Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet.  Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e 30 nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”.

Deri më tani as policia nuk ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e adoleshentes. Babai i saj apelon për këdo që e ka parë apo ka informacion ta venë në dijeni për vendndodhjen e vajzës.

Tv Klan