Qeveria e Australisë ka ofruar një shpërblim prej 1 milion Dollarësh për çdo informacionin që çon në vendndodhjen e një vajze 4-vjeçare që është shpallur e humbur 6 ditë më parë në një zonë bregdetare.

4-vjeçarja, Cleo Smith, ishte bashkë me familjen në një kamp në bregdet dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës ajo iku pa lënë asnjë gjurmë.

Që prej së shtunës në mëngjes ekipet e kërkimit kanë nisur punën për gjetjen e saj, por deri tani ende nuk kanë asnjë shenjë për vendndodhjen e vogëlushes.

Hetuesit janë shprehur se janë shumë të shqetësuar për 4-vjeçaren, pasi dyshojnë se ajo mund të jetë rrëmbyer.

Drejtuesi i Australisë Perëndimore, Mark McGowan dhe ministri i Brendshëm, Paul Papalia, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe kanë thënë se ata që japin informacione që ndihmojnë në gjetjen e 4-vjeçares do të shpërblehen me 1 milion Dollarë.