Një 74-vjeçar me iniciale DH.B. në Kolonjë ka humbur kontaktet prej dy ditësh me familjarët e tij.

Kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë për zhdukjen e të afërmit të tyre.

Sipas familjarëve, 74-vjeçari nga fshati Postenan, kishte dalë për të kërkuar bagëtitë e tij por nuk është kthyer përsëri. Forcat policore dhe banorë të tjerë të zonës kanë dalë për të kërkuar bariun prej mëngjesit të së shtunës.

Por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al