Zhduket prej 8 ditësh 63-vjeçari, familjarët akuza policisë: Nuk po bëjnë asnjë kërkim

Zhduket prej 8 ditësh 63-vjeçari, familjarët akuza policisë: Nuk po bëjnë asnjë kërkim

13:37 13/05/2020

Prej 8 ditësh, një 63-vjeçar rezulton të jetë i zhdukur në fshatin Rreth-Kalë të njësisë administrative Muhurr në Dibër.

Sipas familjarëve, dyshohet që Sefedin Lleshi të jetë mbytur në lumin Drin. Ata thonë se 63-vjeçari ka qenë duke kaluar lumin me kalë në datën 5 Maj. Pas disa orësh, kali u kthye i përgjakur dhe i lagur, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë nga Sefedin Lleshi.

Foto: Sefedin Lleshi

Familjarët kanë bërë denoncim në Policinë e Dibrës për të nisur kërkimet, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Të afërmit shprehen se uniformat blu nisën kërkimet pas denoncimit, por më pas u ndërprenë. Në ndihmë të tyre shkuan edhe banorë të zonës. Ata mundën të gjenin vetëm xhaketën e 63-vjeçarit. Familjarët bëjnë apel që të rifillojnë kërkimet për gjetjen e trupit, duke kërkuar ndërhyrjen e polumbarëve të forcave RENEA.  

Lumi Drin

“Ajo që na shqetëson është se nga ana e Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, nuk është bërë asnjë përpjekje. Kërkojmë ndihmë nga shteti për të gjetur trupin e babait tonë, i cili është mbytur këtu në lumin Drin”, thotë një prej familjarëve. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo