Një 28-vjeçare gjermane rezulton e zhdukur prej 1 jave në Spanjë. Autoritetet spanjolle kanë gjetur në rrugë një trup të pajetë që dyshohet se i përket pikërisht shtetases gjermane. Trupi ende nuk është identifikuar, por shenjat tregojnë se është trupi i Sophia L., raportojnë mediat spanjolle. Trupi i pajetë u gjet pranë një karburanti në veri të Spanjës pranë Bilbaos.

Në të kishte shenja dhune, ndërsa është arrestuar një person i dyshuar. Ai thuhet se është shofer kamioni nga Maroku dhe dyshohet të ketë vrarë 28-vjeçaren. Sophia L. ishte parë për herë të fundit në një karburant në Schkeuditz pranë aeroportit të Leipzigut më 14 Qershor kur kishte hipur në një kamion. 28-vjeçarja po përpiqej të shkonte në vendlindjen e saj, në Amberg të Bavarisë.

Që prej zhdukjes së saj, miqtë dhe familjarët e 28-vjeçares kanë marrë kërcënime dhe komente urrejtje. Vëllai i saj, i cili raportoi i pari zhdukjen e motrës, tha se grupe të ekstremit të djathtë kanë bërë komente negative për këtë çështje. Në një postim në rrjetet sociale, ai u përpoq të qetësonte situatën, që u tensionua nga ekstremistët pas arrestimit të shoferit maroken. Sophia, e cila mbështet politikat pro refugjatëve, është vajza e një zyrtarje të partisë CDU në Gjermani.

/tvklan.al