Zhdukja e italianit Davide Pecorelli



Zhdukja e italianit Davide Pecorelli

15:50 05/02/2021

Ekspertët italianë në pritje të ADN-së

Kur ka kaluar një muaj nga zhdukja e italianit Davide Pecorelli pas djegieje së makinës së tij në Pukë ngjarja mbetet ende mister. Mediat e vendit përtej Adriatikut raportojnë shqetësimin e autoriteteve italiane për shkak se hetuesit shqiptarë nuk kanë dërguar ende mostrat e ADN-së, për t’i krahasuar ato me të vëllait të Pecorelli-t. Identifikimi i mbetjeve kockore të gjetura në makinën e shkrumbuar do të hidhte dritë mbi një pjesë të pikëpyetjeve që ka kjo ngjarje.

Për t’u dhënë shtysë këtyre hetimeve mbërritën në Shqipëri edhe një grup ekspertësh italianë që panë nga afër makinën e djegur si dhe vendin ku ajo u gjet. Në përfundim të ekspertimit, grupi i hetuesve italianë kërkoi më shumë të dhëna nga dosja pasi nuk ka prova që ngjarja të konsiderohet si vrasje.

Edhe prokuroria shqiptare po i mëshon më shumë pistës së një ngjarjeje aksidentale, por përfundimet nuk janë dhënë ende pa përfunduar identifikimi i mbetjeve kockore të gjetura në makinë. Nga dëshmitë e bashkëjetues shqiptare nuk ka dalë ndonjë shqetësim i tij kohët e fundit.

Hetuesit janë duke verifikuar edhe një dëshmi të dhënë nga një mik i Pecorelli-t në Itali se 45-vjeçari do të takonte një mjek shqiptar për t’i shitur një pajisje që kushtonte rreth 70 mijë euro. Të pazbardhura janë ende edhe shkaqet e zjarrit në makinë dhe pse italiani ndërroi rrugë gjatë kthimit nga Puka.

Tv Klan







Të ngjashme