Zhdukja prej javësh e shefit të Interpolit, Hongwei Meng, ka rritur dyshimet se ai mund të jetë ekzekutuar nga autoritetet kineze. Bashkëshortja e tij, Grace Meng, rrëfen e përlotur për BBC se fëmijët e pyesin përditë për të atin dhe se është e frikësuar për jetën e bashkëshortit të saj.

“Prej tre ditësh ata më bëjnë këto pyetje; mami kur do të kthehet babi. Dua të flas me babin. Nuk jam e sigut nëse ai është gjallë. Ata janë mizorë, janë të ndyrë. Kjo tregon se ata mund të bëjnë gjithçka”.

Në një rrëfim të mëparshëm, bashkëshortja e shefit të Interpolit publikoi bisedën e fundit me të dhe një mesazh të dyshimtë që ai i kishte dërguar me figurat e thikës, çka tregon se shefi i agjencisë ndërkombëtare të policisë, ishte në rrezik. Autoritetet kineze kanë reaguar zyrtarisht, duke thënë se Hongwei Meng, është nën hetim për korrupsion.

Tv Klan