Zhdukja e shqiptares në Greqi, avokati: Po mbahet peng nga dy persona, ata i kanë…

19-vjeçarja e zhdukur


Zhdukja e shqiptares në Greqi, avokati: Po mbahet peng nga dy persona, ata i kanë…

20:40 05/01/2021

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi. 19-vjeçarja Artemis është zhdukur që në 16 Tetor të vitit të shkuar dhe ende nuk dihet fati i saj.

Anastasios Dougas, avokati i familjes, ka folur sot për mediat greke dhe ka thënë se e reja është duke u mbajtur peng nga dy burra. Sipas tij pengmarrësit i kanë prerë flokët të resë dhe i kanë vendosur paruke që ajo mos të njihet edhe nëse haset nga ndonjë qytetar.

Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë në kushtet e anonimatit“,  thotë avokati.

Nga ana tjetër si nga policia dhe nga familjarët po vijojnë kërkimet për gjetjen e të resë, por ende nuk dihet se ku po mbahet peng. Dyshimet janë se vajzën dhe mund ta kenë vrarë, por ende nuk ka asnjë të sigurt.

Artemis Vasilis është larguar nga banesa që në 16 Tetor për një intervistë pune dhe prej asaj dite ka humbur çdo kontakt me familjen./tvklan.al






Të ngjashme