Tvklan.al sjell informacione të reja rreth zhdukjes së tregtarit të perdeve Fatjon Fejzillari, i cili ka humbur gjurmët që prej 29 Prillit. 30-vjeçari Fajzillari nuk rezulton të ketë qenë në Laç në orarin që pretendon shoku i tij Aleksandër Fadili. Ky i fundit, i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar, tha në një intervistë ekskluzive për tvklan.al se me Fatjonin ishin bashkë më 29 Prill në Laç deri në orën 18:00.

Në këtë moment, u ndanë për të shitur secili perdet e veta dhe do të takoheshin sërish te makina në orën 20:00, por Fatjoni nuk u shfaq, sipas pretendimit të Aleksandrit. Por, burime nga policia thonë për tvklan.al se Fation Fejzillari rezulton të ketë qenë në Laç në orën 12:00, dhe jo në orën 18:00. Kjo vërtetohet nga tabulatet telefonike të analizuara nga policia. Pas këtij orari, rezulton që Fation Fejzillari të ketë qenë në Milot, ku janë regjistruar për herë të fundit tabulatet e tij telefonike dhe më pas nuk ka asnjë shenjë.

Shoku i tij Aleksandër Fadili rezulton të ketë gënjyer edhe për vendndodhjen e tij. Pretendimi se ka qenë në Laç pas orës 20:00 kur, nuk është i vërtetë. Të njëjtat burime thonë për tvklan.al se tabulatet telefonike e nxjerrin atë në Kamëz gjatë mesnatës së 29 Prillit dhe 30 Prillit. Në intervistën që dha për gazetarin Spartak Koka në tvklan.al më 6 Maj, Aleksandër Fadili u shpreh se pas orën 20:00 të 29 Prillit kur shoku i tij Fation u zhduk, nisi kërkimet për ta gjetur. Sipas tij, gjatë gjithë natës e ka kërkuar dhe në orën 09:00 të 30 Prillit ka bërë denoncimin në polici.

Gjatë intervistës, ai ka qenë së bashku me prindërit e Fation Fejzillarit, të cilët bënë apel për gjetjen e djalit të tyre. Fation Fejzillari ka pasur 2.6 milionë Lekë të vjetra me vete kur është zhdukur, gjysmat e të cilave i përkisnin shokut të tij Aleksandrit. Të paktën kështu thotë ky i fundit. Të mërkurën, policia e Kurbinit arrestoi Aleksandër Fadilin, si personin e dyshuar që ka të bëjë me zhdukjen e shokut të tij.

Çfarë tha Aleksandër Fadili në intervistën për tvklan.al më 6 Maj:

/

tvklan.al