Një tragjedi e vërtetë mendohet të ketë ndodhur me avionin ku udhëtonin 28 persona e që humbi kontaktet në Rusi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dyshohet se të gjithë personat që ndodheshin në avion mendohet të kenë vdekur.

Avioni ishte nisur nga kryeqyteti i rajonit Petropavlovsk-Kamchatsky drejt Palanit kur humbi kontaktet me kontrollorët ajrorë. Në avionin e kohës së Bashkimit Sovjetik ndodheshin 22 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Mendohet se pasi ka humbur kontaktet mjeti fluturues është përplasur me një shkëmb dhe më pas ka rënë në humnerë. Numri i personave të vdekur pritet që të konfirmohet zyrtarisht ditën e nesërme.

Mjeti ajror operonte prej vitit 1982 dhe i përkiste një kompanie lokale aviacioni. Shumica e pasagjerëve ishin banorë të Palanës. Autoritetet ruse kanë konfirmuar se kanë gjetur mbetje të avionit.

“Është një zonë e vështirë dhe është pothuajse gjatë gjithë kohës errësirë. Me shumë mundësi nesër do të kemi një konfirmim”, tha guvernatori i Kamchatka-s.

Mbeten mister arsyet e rrëzimit të avionit. Paraprakisht dyshohet që avioni të ketë goditur shkëmbin për shkak të dukshmërisë së ulët. Mbetjet e aeroplanit janë gjetur 5 kilometra larg pistës. Ekspertët kanë thënë se mjeti i transportit, edhe pse i vjetër, ka qenë i sigurtë për banorët e këtyre zonave./tvklan.al