Laçi është skuadra e vetme shqiptare që mban dinjitetin e Superligës në Europë. Kurbinasit fituan 1-0 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova. Zarubica në minutën e 36-të shënoi, golin që rezultoi çelësi i suksesit për Laçin.

Teuta u turpërua në shtëpi nga skuadra modeste e Inter Club D’Escaldes. Durrsakët u munden 2-0. Skuadra nga Andorra u eliminua nga Prishtina në paraeliminatoret e Champions. Teuta duhet të bëjë një ndeshje perfekte në kthim.

Bazeli ishte shumë i fortë për Partizanin. Të kuqtë pësuan 3-0. Pak mundësi për ta në ndeshjen e kthimit. Vllaznia humbi 1-0 ndaj AEL Limasol. Shkodranët shpresojnë të bëjnë përmbysjen në Loro Boriçi pas një jave.

Tv Klan