Cullhaj del me barelë, humbet Kelmendi

Ka rezultuar zhgënjyese debutimi i sportistëve tanë në lojërat Olimpike të Tokios. Xhudisti, Indrit Çullhaj e ka mbyllur mes dhimbjeve duelin përballë kosta-rikanit, Shinshila, pasi ra keq në tapet.

Cullhaj, i kategorisë deri në 66 kilogramë iu desh ndërhyrja e barelës për të lënë fushën, teksa ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.

Qitësja, Manuela Delilaj është renditur e 37-ta nga 53 sportistë pjesëmarrës. Sportistja olimpike që garon në qitje 10 metra pistolete me ajër garoi në baterinë e parë. Delilaj arriti të grumbullonte në total 565 pike.  Gara e saj e radhës do të jetë në 29 korrik në 25 metra pistolete precizion.

Zhgënjeu dhe kampionia olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendi. Në kategorinë 52 kilogramë, Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Klan News