Të dhënat treguan se ajo ofron vetëm 47% mbrotje tek të rinjtë dhe jo tek grupmosha mbi 60 vjeç

Kompania bioteknologjike gjermane CureVac në provat e fundit ka treguar se vaksina e saj ofron një efektivitet vetëm 47% ndaj koronavirusit.

Sipas asaj që raporton Reuters kjo vaksinë studiuar edhe nga ekspertët ka humbur qëllimin kryesor duke hedhur në dyshim shpërndarjen e mundshme të qindra miliona doza për Bashkimin Evropian.

Në studim u morën rreth 40,000 vullnetarë në Evropë dhe Amerikën Latine. Kjo vaksinë pritej gjithashtu të ndihmonte në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që kanë mbetur shumë prapa kombeve më të pasura në përpjekjen globale të imunizimit.

Si marrëveshjet e vetme kryesore të furnizimit të CureVac, Bashkimi Evropian në nëntor siguroi deri në 405 milion doza të kesaj vaksine. Shefi ekzekutiv i kompanisë CureVac, Franz-Werner Haas, ka thënë se testimet do të vazhdojnë dhe shkalla e efikasitetit mund të ndryshojë ende.

Kompania shtoi se rezultatet e përkohshme sugjerojnë se vaksina është efektive tek pjesëmarrësit më të rinj, por nuk provuan efikasitetin në ata mbi moshën 60 vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga COVID-19.

Që nga fillimi në vitin 2000, CureVac me bazë në Tuebingen është përqendruar në të ashtuquajturën teknologji mARN, sikundër Pfizer/BionTech dhe Moderna vaksinat e të cilave kanë rezultuar më shumë se 90% efektive në parandalimin e sëmundjes. CureVac, e cila mbështetet edhe nga qeveria gjermane, kishte për qëllim të prodhonte deri në 300 milione doza të vaksinës në 2021 dhe deri në 1 miliard doza në 2022.

Klan News