Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojw sot për vizitë në Kosovë. Sarrazin do të pritet në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 10:00.

Vizita e emisarit gjerman duket se vjen pas zhvillimeve që ndodhën dje në veri të vendit, ku u vendosën kryetarët e rinj me asistimin e Policisë së Kosovës.

Në komunën e Zveçanit pati tensione më të larta, teksa në tjerat situata ishte më e qetë. /Klan Kosova