Kreu i FSHF Armand Duka u kërkoi anëtarëve të SHRF Tiranë propozime për rezultate të mira

Presidenti i FSHF Armand Duka ka kërkuar në një takim me anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë sa më shumë propozime për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këtë qark.

Kreu i institucionit të futbollit vlerësoi punën e bërë nga të gjithë anëtarët e Shoqatës përgjatë vitit 2023 dhe theksoi se duhet të punohet për të arritur rezultate sa më të mira në çdo drejtim të zhvillimit të futbollit.

“Uroj që të kemi një vit sa më të mbarë. Ne duam që te gjithë çunat dhe gocat të luajnë futboll pavarësisht se sa mund të bëhet profesionist i madh. Ata duhet të luajnë me amator, profesionisti të shkojë me profesionistin edhe niveli kështu rritet. Të ndahemi vetëm për 90 minuta dhe të shkojmë bashkë në të gjithë minutat e tjera për interesat e futbollit.”

Përveç drejtuesve të Federatës, të pranishëm në mbledhjen që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ishin edhe drejtues të klubeve, shoqatave të futbollit dhe akademive të kryeqytetit.

Klan News