Sejko: Të tregojmë kujdes për risqet që mbart

Zhvillimi i teknologjisë dhe inovacionit në shërbimet bankare është një platformë e cila gjithnjë e më shumë do të tërheqë konsumatorët.

Në këtë kontekst, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha gjatë konference të nivelit të lartë të mbajtur në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të Bankës Qendrore atje, se autoritet mbikëqyrëse duhet të tregojnë kujdes për risqet që mund të ketë ky zhvillim.

Ai theksoi se duhet të nisë puna për të vendosur rregulla në mënyrë që të mbrohet konsumatori. Sejko tha se bankat qendrore të rajonit duhet të rritin bashkëpunimin për të kontrolluar sa më shumë rreziqet që burojnë.

Në fund të konferencës u firmos edhe një memorandum bashkëpunimi mes Bankës Qendrore të Kosovës, Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe asaj të Bosnje Hercegovinës.

Tv Klan