Zhvillimi i tregjeve të kapitalit

Zhvillimi i tregjeve të kapitalit

15:48 02/10/2019

Koçi: Ka ardhur koha që paratë të investohen

Zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri përgjatë 3 dekadave ka qenë i ngadaltë. Por tashmë autoritetet mendojnë se ka ardhur koha për nxitjen e investimeve në tregjet e kapitalit dhe diversifikimin e produkteve financiare që ofrohen përmes fondeve të investimit.

Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi sqaron në një intervistë për Televizionin Klan se më shumë se çdo gjë, flasin shifrat, ku totali i kredisë për ekonominë nuk është as sa gjysma e depozitave që qytetarët e bizneset kanë në banka.

Me ndihmën e Bankës Botërore, AMF ka hartuar dy nisma ligjore për tregjet e kapitaleve dhe për sipërmarrjet e investimeve kolektive, ku ngrihen struktura të cilat lehtësojnë zhvillimin e aktiviteteve dytësore, si për mbledhjen e depozitave edhe për financimin e huave.

Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare shprehet se ligjet përveçse hapin mundësinë e zhvillimit të tregut të bursave, vendosin rregulla të fortë për transparencën me qytetarët e bizneset që investojnë, duke i mbrojtur ata nga risku.

Interesi për të investuar në platforma private gjatë viteve të fundit është shtuar për shkak të normave të ulëta të interesit të depozitave. Vlera e aseteve të fondeve të investimit arriti në 567 milionë euro në fund të Qershorit, ndërsa numri i investitorëve shkoi në 30.500.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori