Truri arrin maksimumin konjitiv që në moshën 35 vjeç, ndërsa fillon të zbehet pas moshës 45-vjeçare. Në aftësitë konjitive përshihen memoria, imagjinata, të gjitha format e arsyetimit, reagimi, njohuritë. Në këtë përfundim ka arritur një kërkim i Universitetit Ludwig Maximilian që është publikuar në revistën ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’.

Autorët e studimit janë bazuar në lojën e shahut. Ata kanë analizuar 1.6 milionë lëvizje në mbi 24 mijë ndeshje në nivel profesional, që kërkojnë një përqëndrim specifik dhe inteligjencë të lartë. Harku kohor që është marrë nën vëzhgim përmban edhe ndeshjen e parë të luajtur në vititn 1890 deri në 2014.

Kanë konfrontuar çdo lëvizje të lojtarëve me ato optimale të sugjeruara nga një software shahu. Rezultoi se përgjatë jetës, aftësitë rriteshin ndjeshëm deri në të 20-tat, duke arritur nivelin maksimal në moshën 35 vjeç deri në 45 vjeç e për të pësuar rënie të lehtë pas moshës kesaj të fundit.

Gjithashtu është vënë re që tek njeriu aftësitë e reagimit, zgjuarsisë janë rritur gjithashtu në mënyrë të dukshme në vitet ‘90. Në fakt në atë periudhë, software me lojëra shahu për kompjuterat në shtëpi u përhapën më tepër, duke bërë që lojtarët mund të praktikoheshin me inteligjencën teknologjike që ishte e programuar për të gjetur lëvizjen më të mirë të mundshme për çdo situatë.

Klan Plus