32 ekipe në garë, trofeun e fiton Peruja

Peruja është fituesi i Botërorit të parë të lojës me tullumbace. E thënë kështu duket si një lojës fëmijësh, por në fushë ishin të rritur kësaj here. Aktiviteti ku morën pjesë 32 vende të ndryshme të botës u mbaj në Spanjë.

Njëri nga organizatorët ishte futbollisti Gerad Pique. Fusha e lojës ishte një dhomë e improvizuar me shumë mobilje e sende madje edhe një makinë që shërbenin si pengesa.

Rregulli ishte që tullumbacja të mos prekte tokën. Në finale u përballën Peruja dhe Gjermania. Përfaqësuesi i vendit amerikano-jugor fitoi me rezultatin 6 – 2 dytë këtë sfidë interesante.

Më herët lojtari i Perusë kishte eliminuar kundërshtarët nga Bullgaria, Mongolia, Argjentina dhe Spanja. Ideja lindi kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të shtrëngimeve nga Covid-19 dhe kjo lojë ishte një mënyrë për të kaluar kohën.

Tv Klan