Prej dy ditësh, në Tiranë, po zhvillohet Samiti Rinor i B40-ës. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal te investimi në Piramidën e Tiranës, e kthyer në Qendrën më të madhe të Inovacionit të Ballkanit Perëndimor.

“Punët e së ardhmes nuk do jenë më në tekstil, në këpucë dhe fasoneri. Punët e së ardhmes do jenë gjithmonë e më shumë në industritë kreative, në punë digjitale, në robotikë, mekatronikë, në dizajn, në audio dhe video, në realitete virtuale. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një hapësirë për teknologjië në pronën më të rëndësishme të Tiranës, Piramida e Tiranës. Ne duam që t’u japim fëmijëve sot, nga klasa e parë, të gjitha mundësitë dhe aftësitë digjitalë, që gjenerata e re të bëjë punë që paguhen më shumë, që janë punë që rrinë këtu, në atdheun tonë, dhe që janë punët e të ardhmes e jo punët e të shkuarës. Kjo është diferenca e madhe që bëjmë”

Veliaj përmendi se Bashkia e Tiranës e ka treguar mbështetjen ndaj të rinjve me vepra, duke përmendur faktin se 30% e anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë të rinj.

Klan News