Aktorja 55-vjeçare turke, Hulya Avsar, ka sfiduar vitet e saj dhe vajzat e reja me një foto që ka publikuar në rrjetet sociale teksa merr rreze dielli gjatë pushimeve në bregdetin turk.

Pak ditë më parë ajo shpërndau një video duke notuar, ndërsa tashmë shfaqet me bikini.

Dashurinë e saj për notin dhe detin ajo e ka kthyer në sport. Kjo kontribuon që aktorja të ketë forma perfekte edhe në moshën 55-vjeçare.

Avsar, një ndër emrat më të njohur të showbizit turk, njihet në Shqipëri për rolin e Sulltaneshë Safiyes në serialin “Sulltanesha Kosem”, transmetuar në Tv Klan./tvklan.al