Dy këngëtarët e njohur të grupit Babastars, Ghetto Geasy dhe Majk kanë publikuar sot projektin e ri muzikor “Zhytem” (Je t’aime). Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të kthehet në hitin e kësaj vere.

Dueti vjen me tekstin e shkruar nga vetë këngëtarët, ndërsa për muzikën është kujdesuar edhe Alandy.

Majk dhe Ghetto Geasy

Kënga e re ka pak orë që është publikuar në platformat muzikore dhe është pritur shumë mirë nga fansat. Bashkëpunimi i tyre i fundit është hiti i verës së kaluar, Malena. /tvklan.al