Zidane akord me Federatën Franceze


Zidane akord me Federatën Franceze

11:33 22/11/2022

Ikona e futbollit do të ulet në stolin e kombëtares në 1 Janar 2023, raportojnë nga Spanja

Për Didier Deshamps, Katar 2022 do të jetë një botëror i veçantë. Kjo jo vetëm se për herë të parë luhet në muajin Nëntor, në një shtet arab, me “Lë Ble” që kanë misionin të mbrojnë titullin kampion.

Por trajneri i “Gjelave” do të largohet nga përfaqësuesja në fund të vitit. Ai e ka marrë drejtimin e Francës në vitin 2012, ndërsa e udhëhoqi drejt fitimit të Kupës së Botës në Rusi.

Vendin e 54-vjeçarit do ta zërë një nga ikonat e futbollit francez dhe atij botëror, Zinedin Zidan.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, tekniku 50-vjeçar e ka arritur akordin me federatën franceze të futbollit dhe do të marrë drejtimin e Francës më 1 Janar 2023.

Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021 kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr “Les Bleus”.

Zizu do të marrë me vete edhe disa nga ndihmësit e tij te Real Madridi.

Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizu u prek nga koronavirusi.

Klan News









Të ngjashme