Ka nisur me fitore epoka e re e Zinedine Zidane tek Real Madrid. Skuadra e tij fitoi 2-0 në “Bernabeu” kundër Celta Vigos.

Francezi bëri edhe ndryshime në formacion, riktheu lojtarë që ishin lënë në stol nga Solari. Isco, Keilor Navas, Marselo dhe Bale ishin emrat që Zidane i hodhi në fushë që nga minuta e parë.

Ishin pikërisht ata që bënë edhe ndryshimin. Golat erdhën nga Isco dhe Bale. Një formë të mirë ishte edhe mbrojtësi brazilian Marselo, ndërsa Keilor Navas bëri disa ndërhyrje që shmangën golat e skuadrës mike.

Duke qenë jashtë luftës për titull, fitorja i shërben Realit për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tv Klan