Zidane pranë largimit për herë të dytë

Zidane pranë largimit për herë të dytë

22:27 20/09/2019

Mourinho, Raul dhe Allegri kandidatët e mundshem

Zinedine Zidane u riemërua për herë të dytë në krye të skuadrës së Real Madrid në fundin e sezonit të shkuar. Atëherë pak kush mendonte që ky ekip do të kishte kaq shumë vështirësi, aq më tepër në këtë fillim sezoni. Por me sa duket Zizu nuk po mundet që të gjejë zgjidhjen për problemet e shumta që po has skuadra e tij.

Mesfushori, që po kërkonte me aq shumë ngulm gjatë verës dhe që nuk erdhi kurrë, praktikisht Paul Pogba, me sa duket ka përmbysur edhe projektin e tij për ndërtimin e skuadrës.

Tashmë pozitat e tij në stolin e Los Blancos janë lëkundur sidomos pas disfatës 3-0 përballë PSG. Aq sa mediat spanjolle kanë nisur të përmendin edhe emrat e mundshëm që mund të zënë vendin e Zidane.

Jose Mourinho është kandidati kryesor. Trajneri portugez është ende pa ekip dhe rikthimi i tij do të ishte një goditje e madhe për Madridin.

Një mundësi është edhe ish-kapiteni Raúl Gonzales Blanco, që drejton Castillan, por një kandidat i fortë është dhe Masimiliano Allegri.

Një nga gazetat më të mëdha sportive ne vend, Marca, që njihet si media pranë Real Madrid, ka kryer një sondazh, nga i cili rezultoi se 45% të votuesve preferojnë Mourinhon, 22% Raul Gonzalesin dhe 21% Allegrin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori