Zidane rikthehet në drejtimin e Real Madrid

Zidane rikthehet në drejtimin e Real Madrid

20:50 11/03/2019

Zinedine Zidane rikthehet në stolin e Real Madrid si trajner, 10 muaj pas largimit. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarizimin e Zidane për drejtimin e skuadrës dhe do të zëvendësojë Santiago Solarin, i cili u shkarkua pas eliminimit të madrilenëve nga Champions League nga humbja turpëruese me Ajax. Zidane do të qëndrojë në stolin e galaktikëve për 3 sezone.

“Bordi i drejtuesve të Real Madrid u mblodh të hënën dhe vendosi të përfundojë kontratën me Santiago Solarin si trajner i ekipit të parë, por ai është ofruar që të qëndrojë në skuadër. Real Madrid vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari, përkushtimin dhe besnikërinë që ka treguar gjithmonë ndaj klubit.

Bordi i drejtuesve ka pranuar gjithashtu emërimin e Zinedine Zidane si trajneri i ri i Real Madrid për pjesën e mbetur të sezonit dhe për tre të tjera deri më 30 Qershor 2022″

, thuhet në njoftimin e klubit të Real Madrid. /

tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori