Ministri i Drejtësisë në Tajvan, Chiu Kuo-cheng ka deklaruar se marrëdhëniet e tanishme ushtarake mes ishullit dhe Kinës janë më të këqijat në 40 vjet.

Ministri gjithashtu paralajmëroi se Kina mund të jetë e aftë të organizojë një pushtim të plotë deri në vitin 2025. Këto janë komentet e tij pas fluturimit të avionëve kinezë në vijën kufitarë ajrore të Tajvanit, të cilët kanë qenë në numër rekord.

Në 2025, Kina do të ulë koston dhe fërkimin sa më poshtë të jetë e mundur. Tani e ka kapacitetin, por nuk do të nisë një luftë kaq lehtë pasi duhet të marrë çështje të tjera në konsideratë”, u shprej Kuo-cheng gjatë një mbledhjeje me komitetin parlamentar në Taipei.

Në këtë mbledhje u përllogaritën edhe shpenzimet për të ndërtuar raketa dhe anije luftarake. Ministri nuk la anash as mundësinë e një risku të vërtetë të një “hapjeje të gabuar zjarri” në ngushticën e Tajvanit.

Ndërkohë, Kina nuk e ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur unifikimin me ishullin./tvklan.al